Më 27.09.2025, gjatë një aksioni kontrollues të zhvilluar nga SVR Tetovë në bashkëpunim me Departamentin për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim, si dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut Tetovë, është arrestuar Z.H. (47) nga Republika e Shqipërisë.
Kontrolli u zhvillua në një objekt hotelerik pranë autostradës Tetovë-Shkup, ku u konstatuan shkelje lidhur me qëndrimin turistik në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Personi i arrestuar është mbajtur në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa kundër saj do të ndiqet kallëzim penal përkatës.TS