vështirësive me zhvillimin e saj të inteligjencës artificiale, por kjo nuk po e ndalon atë të eksperimentojë me ide të reja.
Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple po eksploron idenë e shtimit të kamerave në serinë e saj Apple Watch, e cila do të sjellë veçori të inteligjencës vizuale në orët e saj inteligjente, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Inteligjenca vizuale i lejon përdoruesit dhe pajisjet e tyre të ndërveprojnë me botën përreth tyre nëpërmjet AI.
Veçoria tashmë ka bërë rrugën e saj në serinë iPhone 16 me iOS 18.2 ose më vonë. Ai sjell funksionalitet të ngjashëm me atë që Google ka bërë me Lens prej vitesh.
Gurman specifikon se Apple Watches me kamerë mund të dalë në treg deri në vitin 2027. /Telegrafi/