Alsat-M 2019-07-04T12:31:41+02:00
Aplikacioni i cili u promovua nga qeveria për kthim të parave tek qytetarët me skanimin e llogarive fiskale i quajtur ‘MOJ DDV’, fillimisht kishte hasur në disa pengesa gjatë leximit të QR kodeve që janë të printuara në llogarittë fiskale. Kodet në formë katrori që duheshe të skanohen nga aplikacioni i krijuar enkas për kthim të parave tek qytetarët nëpërmjet TVSH-së, u shoqërua me debakël pasi i njëjti qysh në fillim kishte ngecje dhe qytetarët hasën në probleme të shumta.
Sot është bërë përditësimi i aplikacionit që vetëm para 4 ditëve u shpall në listën e aplikacioneve dhe siç është bërë e ditur problemet janë evituar./Alsat
Loading…


