27 Nëntor 2018 / 10:40
Përsëri anulohet seanca për rastin e parregullsive zgjedhore “Titanik 2”. Arsyeja për anulimin e seancës së sotme është se i akuzuari Menduh Thaçi është nisur për në Shqipëri për të festuar Ditën e Flamurit. Gjatë seancës së sotme pritej që Sasho Mijallkovit të paraqitet për herë të parë pas nëntë ditëve paraburgim në burgun e Shutkës. Përveç Mijallkovit dhe Thaçit, në “Titanik 2”, janë akuzuar edhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Sasho Srtsev, Elizabeta Stefanova dhe Vllatko Sajkovski.
Alsat
Loading…


