Të punësuarit në HM Transport në takimin e sotëm u dakorduan të mos e zbatojnë vendimin e marrë paraprakisht që nesër ta ndërpresin trafikun hekurudhor për shkak të paralajmërimit se gjatë javës do t’u paguhet në tërësi paga e nëntorit, deklaroi për MIA-n Dushko Çakarovski, përfaqësues i personelit të makinistëve në HM Transport SHA Shkup. Udhëheqësia e HM Transport së bashku me Qeverinë, siç theksoi Çakarovski, gjetën fuqi ta zgjedhin problemin tonë shumëvjeçar me pagesën e pagës dhe besojmë se do të paguhet gjatë javës në tërësi. Para dy javëve të punësuarit në HM Transport tërësisht e bllokuan trafikun hekurudhor, me çfarë kërkuan pagesën e gjysmës së parë të pagës për tetorin, ndërsa paralajmëruan se sërish do ta aktivizojnë protestën nëse deri më 25 dhjetor nuk u paguhet paga e plotë për nëntor. Qeveria të premten javën e kaluar bëri të ditur se janë siguruar para për pagesën e pagës së në nëtorit në HM Tramport SHA Shkup, pasi në seancë i ka pranuar vemdimet për hua të kësaj ndërmarrje publike nga ELEM dhe MEPSO. Çakarovski sot njëherit dërgoi apel deri në HM Instradtrukturë SHA Shkup, siç tha, të sigurojë mirëmbajtje dhe siguri të hekurudhës për shkak të dëmtimeve të shpeshta në periudhën e kaluar. Rast të fundit të këtillë pati dje kur në hekurudhë afër Zherovjanit ishin vendosur mbrojtës të betonit dhe ishte dëmtuar treni i HM Transport. Bëjmë apel të ndërmerren masa sepse siguria jonë dhe e udhëtarëve është e rrezikuar. Mund të vijë deri te pasojat e pakëndshme, tha Çakarovski.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Kanadaja: Bisedimet tregtare me SHBA-në mund të rifillojnë me “qëndrim të duhur” nga Washingtoni
- Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë
- “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
- Arbana Osmani na prezanton për herë të parë me vjehrrën e saj, ajo qenka një zonjë e rëndë – po duken si motra
- Fitore Pacolli “thyen” rregullin e Faton Pecit – hyn në komunë me fustan të shkurtër pa mëngë
- “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
- Banka e Shqipërisë “mbytet” me euro/ Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove
- Nora Istrefi merr vendimi që të fshihet nga të gjithë, nuk po do me ia pa fytyrën askujt – veprimi i saj i habiti të gjithë


