Alsat 2019-04-24T16:03:44+02:00
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sipas komisioni anti-korrupsion ka ndërhyrë në punësimin në morën e tij. Në takim me mediat komisioni anti-korrupsion zbardhi se Ministria ka mundur të bëjë presione të drejtpërdrejta në MEPSO pasi pikërisht Ministria e tij i krijon politikat energjetike. Sipas të dhënave pas shqyrtimit të dokumenteve të punësimit të motrës së tij, ato janë paraqitur nga e njëjta adresë në të cilën jeton edhe ministri. Ndërkohë të dyshimta janë edhe punësimet e deputetit dhe sekretarit të LSDM-së ALeksandar Kiracovski. Respektivisht për punësimin e gjyshit të tij Borçe Popovski në ELEM Novaci, motrës Mirjana Josifovska në Regjistrin Qendror dhe vjehrrës së tij MEri Popovska. Ndërkohë komisioni anti-korrupsion ka ngritur edhe dy procedura kundërvajtësve kundër presidentit Ivanov për avancimin e dy eprorëve të Armatës gjatë periudhës zgjedhore e cila paraqet mos respektim të kodit zgjedhor dhe ligjit për konflikt interesash.
Loading…


