Ministri i Drejtësisë dyshohet se ka hapur konkurs për noterë në kundërshtim me Kodin zgjedhor dhe ligjin për korrupsion, pasi atë e ka bërë një ditë para shpalljes së zgjedhjeve. Kjo u tha në seancë të Komisionit për anti-korrupsion, ku u shqyrtua ankesa e LSDM-së. Goran Milenkov nga Komisioni për anti-korrupsion theksoi se ankesa LSDM-së ka të bëjë me shkeljen e nenit 8-a të Kodit zgjedhor.
“Ministri i drejtësisë ka publikuar konkurs për emërimin e gjashtë noterëve në më tepër njësi të Noterëve në Republikën e Maqedonisë. Më pas potencon se edhe pse ky Konkurs është shpallur para ditës së zgjedhjeve më 18 nëntor të vitit 2016, le dyshim se përsëri ka shkelje të nenit 8a të kodit zgjedhor si edhe nenit 16 të ligjit për Korrupsion”, tha Goran Milenkov nga Komisioni për anti-korrupsion.
Nga Komisioni për anti-korrupsion thonë se LSDM dyshimet i bazon edhe në faktin që emërimi i noterëve është e drejtë vetëm e ministrit të Drejtësisë.
“Po ashtu më tej potencohet se duke marrë parasysh që emërimi i noterëve ëshë e drejtë ekskluzive e ministrit, e mundet dhe duhet ta sjellë në këtë periudhë para mandatit të tij, ekzistojnë ambiciet se ky konkurs do të shfrytëzohet për kryerjen e presionit imponim dhe emërime dhe shkakrime nga vendet e punës por edhe punësime”, theksoi Milenkov.
Nga Komisioni për antikorrupsion, konstatuan se do të kërkojnë të dhëna nga Ministri i Drejtësisë në lidhje me konkursin për noterët dhe do të shqyrtojnë edhe konkursin e shpallur në gazetën zyrtare, gjithmonë duke u bazuar në dëshmitë e LSDM-së.