Maqedoninë në vitin 2017-të e presin shumë sfida, ndërsa do të jetë e vështirë formimi i qeverisë së re. Kështu deklaruan analistët politik në emisionin “Arena” në TV SHENJA. Sipas Nano Ruzhinit, janë të mundshëm disa skenare për formimin e qeverisë: të vazhdoj koalicioni i deritanishëm VMRO-BDI me plus deputetë të Aleancës për Shqiptarët, koalicion i cili sipas tij do të ishte fatal për BDI-në. Skenari tjetër sipas tij, është që LSDM me partitë opozitare të formoj koalicion, por i cili do të ishte josbatbil deri në zgjedhje të reja.
“Dhe mundësia e tretë është që VMRO-DPMNE të kërkoi nga BDI që të mos bëhet Qeveri që ta shtyjë punën deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe atëherë të shpallen tjerë. Në këtë rast janë të mundshme opsione të tjera, por do i flasim me bashkëbiseduesit tjerë”, deklaroi Nano Ruzhin, analist politik.
Ndërkaq analisti politik Mersel Bilalli tha se në Maqedoni nuk mund të formohet një qeveri e cila do të bënte shumë reforma, por, qeveri e cila do të ishte kalimtare dhe do të rikthente drejtësinë.
“Nuk shoh se do të ndodhin reforma të mëdha, sepse dy të tretat e deputetëve nuk i ka asnjë qeveri që do të vij, por pa humbur shumë them, konsensusi i bashkësisë ndërkombëtare, në emër të paqes dhe stabilitetit në rajon është që VMRO të ngelet jashtë çdo kombinatorike qeveritare”, ka deklaruar Mersel Bilalli, analist politik.
Sipas analistit Risto Nikovski na pret një situatë dramatike dhe se do të jetë e vështirë formimi i qeverisë së re dhe vendi e ka të patjetërsueshme shkuarjen në zgjedhje të reja.
“Pason periudhë dramatike, do të jetë vështir të formohet Qeveri, se shumë opsione janë në tavolinë, por një gjë mendoj se një gjë është e sigurt se zgjedhje të reja parlamentare do të jenë të pashmangshme në një të ardhme të afërt, qoftë këtë tani ta formojë VMRO-në me BDI-në, ose plus ndonjë parti tjetër, ose këto shkojnë me LSDM-në të bëjnë koalicion”, tha Risto Nikovski, analist politik.
Duke komentuar fjalimin e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, analistët u shprehën se nuk pati asgjë të re dhe se ai vazhdon të jetë një dorë e zgjatur e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij.
Enis Murtezi /SHENJA/