Amir Jonuzi nga Gostivari zgjidhet mini – kryetar i Komunës Serra de’ Conti në provincën e qytetit të Ankonas në Itali.
Zgjedhja e mini – kryetarëve është traditë në Itali, ndërsa të zgjedhurit kanë edhe kompetenca e tyre.
Amiri është në klasë të pestë në shkollë fillore, ndërsa në garë ka qenë me nxënës nga shkolla e tij dhe një shkollë tjetër fillore të kësaj komune.
“Kanë qenë 16 kandidatë për mini kryetar. Në rrethin e dytë në garë mbetën 4 kandidatë, ndërsa Amiri doli fitues me mbi 46% të votave të fituara”, thonë familjarët e tij për Tv Globin.
Në ceremoninë e inagurimit të Amir Jonuzit për mini – kryetarë theksohet se ai do të ketë kompetenca për disa çështje, sikurse politika mjedisore, marrëdhëniet me shoqata, arsim publik, ndihmë për të rinjtë dhe të moshuarit, kulturë dhe argëtim, kohë e lirë, sport dhe bashkëpunim me UNICEF.
Në ceremoninë e inagurimit kanë marrë pjesë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe përfaqësuesit të pushtetit lokal.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Policia zbulon mbetje të substancës pluhur të bardhë, arrestohen dy persona në Gostivar
- SHBA u bën thirrje pronarëve të 720,000 automjeteve BMW t’i parkojnë ato jashtë, për shkak të rrezikut nga zjarri
- Qëndrimet kritike/ Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. “Fal” kryebashkiakun e Tiranës: Ai i ka duart e lidhura!
- LSDM: Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për PBB-në për frymë
- Nikolloski: Segmenti Izvor – Vërbjan së shpejti në funksion, autostrada Kërçovë – Ohër deri në maj do të përfundojë plotësisht
- Si do të ndikojë anëtarësimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE në Kosovë?
- Lopët e Kriva Pallankës bëhen lajm botëror, AP publikon pamje të kaosit me mbi 1.000 krerë bagëti
- Zhduket një 91-vjeçar nga shtëpia në Kumanovë, policia ndërmerr kërkime



