Ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy nënshkroi librin e ngushëllimeve i vendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për 59 personat që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.
Ulusoy erdhi në ndërtesën e ministrisë në Shkup dhe nënshkroi librin e ngushëllimeve të vendosur për ata që humbën jetën nga zjarri. Ambasadori turk u takua me sekretaren shtetërore të Ministrisë, Elena Kuzmanoska dhe shprehu ngushëllime për ata që humbën jetën.
Duke shprehur një shërim të shpejtë për të mbijetuarit e lënduar nga zjarri, Ulusoy i tha Kuzmanoskës se Türkiye është e gatshme të ndihmojë popullin mik dhe vëllazëror të Maqedonisë së Veriut, siç ka bërë edhe në të kaluarën.
Ndërkohë, në kuadër të ditës së zisë së shpallur për 7 ditë në vend, edhe flamujt në ambasadën turke në Shkup janë ulur në gjysmështizë.
Zjarri në Koçan u shkaktua nga lëndët piroteknike të ndezura gjatë ahengut, ndërkohë të paktën 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Nëntë të lënduar janë transferuar në Istanbul dhe Ankara për mjekim me avionë ambulancë të dërguar nga Türkiye.
Qeveria e Maqedonisë së ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare pas incidentit.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Koçanit, Lupço Papazov dje dha dorëheqje.