Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ka komentuar ndodhitë e fundit me djegien e flamujve.
Meidani shkruan se po ndjek me vëmendje situatën dhe se është në komunikim të vazhdueshme me të gjitha institucionet përkatësë.
Ja reagimi i plotë i Meidanit:
“Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike.
Diplomacia nuk është një reality show; marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket.
🇦🇱 Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë.