Sot, 15.08.2023, Ekselenca e tij Dane Taleski, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, ishte në një vizitë pune në kompanitë tona, i shoqëruar nga Ministri këshilltar në Delegacionin e Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në NATO, z. Ismail Ebipi. Gjatë vizitës u diskutua për funksionimin aktual të kompanive, proceset e prodhimit, standardet e zbatuara të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, investimet aktuale dhe planet e mëtejshme zhvillimore.
Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive të bashkëpunimit ekonomik dhe plasimit të produkteve dhe shërbimeve të forcave të NATO-s. Me këtë rast dëshirojmë t’i falënderojmë për kohën e çmuar që na kushtuan dhe për diskutimet me interes të përbashkët./Lajmi i plotë.