Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimit të djeshëm që ka pasë me kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, tha se i ka theksuar nevojën urgjente për daljen nga ngërçi në Parlament, ndërsa tha se i ka thënë se është në interes të të gjithëve shmangia e veprimeve përshkallëzuese në veri të vendit.
“Dje u takova me Kryeministrin në detyrë Kurti. Diskutuam nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar, si dhe ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Ramë dakord se është në interesin e të gjithëve të shmangen veprimet përshkallëzuese dhe të ruhet një mjedis i sigurt në rajon, dhe se të drejtat dhe mbrojtjet për të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të respektohen plotësisht.
Theksova rëndësinë e diskutimit dhe zgjidhjes së çështjeve të tilla përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai.