SHKUP (AA) – Ambasada e Turqisë ka ngritur padi në Prokurorinë kompetente ndaj personit E. A., i cili posedon edhe shtetësinë e Maqedonisë, për fyerje ndaj Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Ambasadë e Turqisë në Shkup thuhet se “Personi E. A. i cili posedon shtetësinë e Maqedonisë dhe Turqisë, në llogarinë e tij në median sociale ka përdorur shprehje që dëmton reputacionin e Turqisë dhe presidentit Erdoğan”.
Në deklaratë thuhet se ndaj personit në fjalë është ngritur padi për përdorim fjalësh “përqeshëse”, “fyese” dhe “të papërshtatshme” ndaj Turqisë dhe presidentit Erdoğan.
“Duke i marrë parasysh edhe marrëdhëniet e afërta dypalëshe mes Maqedonisë dhe Turqisë, i propozojmë Prokurorisë kompetente të dënohet i dyshuari ndaj të cilit është ngritur padia”, thuhet më tej në deklaratë.
Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara në deklaratën e saj në lidhje me këtë çështje tha: “Prokurorët e nderuar të shtetit mik dhe vëllazëror, Maqedonisë, njëlloj sikur për vendin e tyre, edhe ndaj fyesve të udhëheqësve të shtetit tonë kanë hapur proces gjyqësor pas ankesës sonë”.
Kara theksoi se avokatët e ambasadës do ta ndjekin nga afër procesin gjyqësor. “Jemi të bindur se personi në fjalë do ta marrë dënimin e merituar. Njoftimi në lidhje me këtë proces bëhet me qëllim që tani e tutje t’i paralajmërojmë autorët potencialë të këtij lloji të paturpësive”, u shpreh më tej ambasadorja Kara.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Alby ‘çmend’ rrjetin, ekspozon asetet bombastike në postimin e fundit
- Çmimet e naftës në Kosovë: Të papritura dhe pasiguri në treg
- Janevska: Janë refuzuar 252 studentë për akomodim në konviktet studentore
- Skandali i milingonave: Restoranti me dy yje Michelin dënohet për shërbimin e sorbetit të kontaminuar
- “Kërcënim për sigurinë”/ Azgan Haklaj denoncon autoritetet maqedonase pasi u ndalua në kufi: Arsyeja është “Marshi i Lirisë” në Shkup, na penguan të marrim pjesë
- Janevska: Janë refuzuar 252 studentë për akomodim në konviktet studentore
- Gold Ag publikon fotografi me djalin e tij: Picimuli i babit
- “SHBA na tradhtoi”, servilosja dhe piruetat 180 gradë të Edi Ramës që dëmtojnë marrëdhënien me aleatin strategjik


