Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës. Pjesëmarrës në ngjarje ishin kreu shtetëror, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në fjalën e rastit ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen.
“Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të shtetësisë.
U nderuam me pjesëmarrjen e Presidentes së Republikës Siljanovska-Davkova, Kryetarit të Kuvendit Gashi, Zëvendës Kryeministrave Mexhiti e Fetai, Ministrave Taravari (MSH) e Toshkovski (MPB), Kryetarit të Tetovës Kasami dhe Komunës së Çairit Ganiu, kryetarët e tjerë të komunave, zv Ministra, deputetë, Ambasador dhe kori diplomatik, bartës të dikastereve shtetërore, lider politik e intelektual të shumtë.
Vlerësojmë pjesëmarrjen e të gjithë të pranishmëve në kremtimin e ditës sonë shtetërore.
Falenderojmë sponzorët tanë: ATS Group (Sponzor Gjeneral) dhe Dauti Commerce e Vezë Sharri për mbulimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për ne. Mirënjohje tenorit Mustafa Imeri për performancën e tij”, shkruan Ambasada e Republikës së Kosovës në rrjetet sociale.