Ertan Shaqirit, një djalosh nga Shkupi, i lidhur për karroce për shkak të fatit të keq, iu ndryshua jeta pas një takimi të papritur me presidentin turk, Taip Rexhep Erdogan, i cili në vitin 2011 kishte ardhur për vizitë zyrtare në Maqedoni. Takimi i Ertanit me presidentin Erdogan kishte ndodhur në shtëpinë e Zotit, në xhaminë “Mustafa pasha” në Shkup.
Ertani rrëfen se ditën e takimit kishte falur namazin e Iqindisë, ndërsa disa hoxhallarë e kishin lutur të braktiste xhaminë, sepse po prisnin disa vizitore, por Ertani kishte refuzuar të largohej.
“Çdoherë më thonin “ A do të qëndrosh aty, sepse do të kalojnë edhe një grup me gra?”. Dhe pastaj hyri zonja Emine Erdogan, gruaja e presidentit. Hyri brenda me disa persona dhe më tha “ Për çfarë ke nevojë?”Unë I thash se nuk kam nevojë për asgjë, vetëm për një punësim, për të ma siguruar jetën. Pastaj hyri edhe presidenti dhe ju tha disa personave, Ertani do të jetë amanet tek ju, ju tha disa personave”- sjell në mendje kujtimet Ertani.
Vetëm dy ditë më vonë Ertani mori një telefonatë nga pronari i hotelit “Stone Bridge”, biznesmeni Ajdovan Ademoski, i cili njihet për bamirësinë e jashtëzakonshme, duke ndihmuar shumë persona në nevojë. Ademoski kërkonte të takonte Ertanin, sepse donte t’i bënte një ofertë për punë.
“Po,u punësova. Nuk kaluan dy ditë dhe më thirri në telefon pronari i hotelit “ Stone Bridge”, Ajdovan Ademoski, i cili e mori guximin që të jem unë i punësuar në atë hotel”- rrefen Ertan Shakiri.
Biznismeni Ajdovan Ademoski, i cili njëkohësisht është edhe Konsull nderi i Republikës së Turqisë, kryetarë i Odës Turko-Maqedone “MATO” dhe president i Ballkan University, thotë se është nder dhe kënaqësi për të që ka punësuar Ertanin, sepse pasuria nuk vlenë nëse ajo nuk përdoret për të ndihmuar personat në nevojë.
“ Për mua ishte nderë dhe krenari që të punësoja Ertanin. Andaj vendosa ta punësoj në kompaninë time. Të kishte mundësinë të paktën për një rrogë dhe sigurim shëndetësorë. Nga ai moment unë Ertanin e konsideroj si fëmijën tim. E falenderoj Zotin që mua më mundësoi t’u ndihmoj fëmijëve si Ertani dhe personave të tjerë”- thotë Ademoski.
Ai thotë se Ertani është përplot jetë, me vullnet dhe dëshirë për të punuar. Andaj ai shpreson se çdokush që ka mundësi të ndihmojë personat në nevojë, ta bëjë atë, sepse është kënaqësia e madhe shpirtërore.
“Unë do t’i porosisja të gjithë ata që kanë mundësi. Ne jetojmë të gjithë në një shoqëri,por nuk jemi të lindur të gjithë të aftë njësoj apo të lindur njësoj. Andaj të gjithë njerëzit që kanë mundësi të ju ndihmojnë njerëzve që kanë hendikep, pasi ajo është mirësi edhe për këtë botë, por edhe për botën tjetër. Duhet t’i ndihmojmë t’ua lehtësojmë përditshmërinë, në komunikacion dhe kudo”- porosit biznesmeni Ademoski.
Ertani pafundsisht është mirënjohës ndaj presidentit Erdogan, zonjës Emine dhe biznismenit Ajdovan Ademoski, që I dhanë një mundësi për të pasur një punë sikur të githë njerëzit e tjerë.
“Pikësëpari e falëndëroj Allahun që më ka mundësuar këto takime edhe pse jam në këtë gjendje, pra i palëvizshëm. Por zemra imë është gjithnjë në lëvizje, tek çdo njëri. Është një shembull I liderëve. Ta takoja atë për mua është ditë historike.”- thotë Ertani.
Takimet e tij me presidentin e Turqisë nuk përfunduan me atë të vitit 2011. Në vitin 2013 Ertani udhëtoi deri në Prizren vetëm për të takuar përsëri liderin që ai e admiron aq shumë, ndërsa takimi I tretë ndodhi në Tiranë, në vitin 2015.
Ai thotë se presidenti Erdogan në të gjitha takimet mes tyre, ka kërkuar që Ertani ta përfshijë në lutjet e tij dhe këtë thotë Ertani, e bën gjithmonë.
Përgatiti: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com