Alkaloid është fitues i “Patentës së vitit 2023” për ilaçin në formë të lëngshme “Omeprazol”, i shpallur nga Zyra Shtetërore për Pronësi Industriale, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale-26 Prilli. Aplikimi për patentë ndërkombëtare i Alkaloid për Omeprazolin në formë të lëngshme u depozitua më 17 prill 2020, duke mbuluar një sërë rajonesh dhe vendesh, duke përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Kinën, vendet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe të tjerë. . Aplikimi për patentë në Zyrën Evropiane për Patenta, kompetencat e së cilës mbulojnë aktivitetet e patentave në 39 vende të Evropës, u miratua më 3 gusht të vitit të kaluar dhe u vërtetua në tridhjetë vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Patenta e “Alkaloid” AD mbron formën e lëngshme farmaceutike të “Omeprazole”, e cila bazohet në dy solucione të veçanta të përfshira në një paketë me dy dhoma, e cila kur hapet përzien automatikisht të dy tretësirat dhe kështu fitohet omeprazoli i lëngshëm i gatshëm për përdorim. Ky preparat është menduar kryesisht për trajtimin e ezofagitit refluks, për fëmijët e vëgjël që nuk mund të gëlltisin tabletat, si dhe si dhe te pacientët e rritur që kanë vështirësi në gëlltitje.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- Klodi dhe Elijona i japin fund përfundimisht lidhjes, zbulohet arsyeja e dhimbshme
- Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin
- Momente paniku për Xheneta Fetahun! Aksidentohet rëndë me veturë, dalin pamjet
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës
- Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme
- Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet



