Lajmi se gjiganti kinez dhe botëror për onllajn tregti vjen në Serbi vendos pikë të spekulimeve disa mujore për atë se cili nga vendet e rajonit është kandidat më serioz për tërheqjen e këtij investimi. Përfaqësues nga Alibaba në fillim të këtij viti ishin në vizita intensive në vendet e rajonit nga Kroacia nëpërmjet Hungarisë, Rumanisë deri në Bullgari duke kërkuar partner strategjik për shkak se planifikojnë të ndërtojnë qendër të madhe distributore në këtë pjesë të Evropës.
SEEBIz.eu transmeton se nga Ministria për tregti e Serbisë pas kthimit nga Kina, ku kanë biseduar me përfaqësues të Alibabës, deklaruan se tani më ardhja e e-tregtarit është e dukshme në Serbi dhe se për 6 muaj mund të priten rezultatet e para të negociatave. transmeton portali inovatinost.mk
/almakos