Kumanovarët më të moshuar thonë se presion të ngjashëm shqiptarët e këtij qyteti nuk kanë përjetuar që nga koha e Milloshëviqit, kur mbylleshin paralelet në gjuhën shqipe.
“Bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviqi së paku nuk shiteshin patriot. Këta të sotmit janë më zi se bashkëpunëtorët e Millosheviqit edhe po duan të na shiten patriotë”, thotë për “Lajm” Qenani, një kumanovar në moshë rreth viteve të 50-ta, duke treguar se pse shqiptarët e Kumanovës .
Kumanovarët thonë se Ahmeti është I papranueshëm për 99 për qindëshin e shqiptarëve të këtushëm, me përjashtim të një 1 përqindëshi , që vijnë nga familje të cilat një kohë kanë qenë me Titon, pastaj me Millosheviqin e me Gligorovin.
“Po shihet kush do ta presë Ahmetin. Djemt dhe nipat e atyre që një kohë e pritshin Titën, më vonë Millosheviqin e Gligorovin, sot djemt e nipat e catynve po e prisin Ali Ahmetin. Mirë që ra kjo ditë e I pamë se kush jan e shka janë, që ta dijm kan nuk duhet ta votojm”, thotë një tjetër kumanovar, I cili prezantohet me emrin Imer.