Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin e Francës në Shkup, z. Kristian Timonier.
Zoti Ahmeti ripërsëriti vijat e kuqe të Bashkimit Demokratik për Integrim: Marrëveshja e Ohrit, e Prespës, e fqinjësisë së mirë, bashkë me vetingun, sundimin e mirëfilltë të ligjit dhe drejtësisë joselektive, integrimi i pandërprerë dhe i papenguar, të përcjellura me krijimin e vendeve të punës për të gjithë, zhvillimin dhe rininë.
Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin Timonier për reformat e thella kadrovike, strukturore dhe programore të BDI në këto zgjedhje me ç’rast kemi propozuar 49% gra dhe 98% kandidat të ri në listat e propozuara për deputet, persona të dëshmuar dhe profesionist me integritet të plotë. Z.Ahmeti theksoi që metodologjia e re për negociata për anëtarësim në BE është rruga për marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian në muajin mars. BDI është partner i Francës dhe i komunitetit ndërkombëtar prandaj dhe jemi të pakompromistë për marrëveshjen e Prespës, Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë si dhe reformat për drejtësi joselektive.



