Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë akademisë solemne për Ditën e Çlirimit të Kosovës, tha se liria e Kosovës erdhi si rezultat i lumenjve të gjakut në të gjithë historinë tonë të rezistencës.
“Me mijëra e mijëra djem të ri, studentë u masakruan, stërpikën muret me gjakun e tyre të njomë që shqiptarët të kenë liri. Rezistenca kur nuk pushoi, sepse e drejta ishte në anën tonë. Kjo rezistencë në vazhdimësi hap pas hapi veç forcoheshte përballë pushtuesve e vazalëve”, deklaroi Ali Ahmeti.
Ahmeti tha se lirinë e lanë me gjak familja Jashari me djemtë dhe bijat e vet.
Ahmeti tha se shqiptarët në kërkim të lirisë së vet nuk u ndalën pavarësishtë çmimit që pagujtën.
“A e shihni se edhe sot tentojnë të na hasmërojnë me të gjithë, ne të mos kemi miq, të harrojmë të kaluarën, të heqim dorë e të urrejmë njëri tjetrin, një filozofi tepër e rafinuar dhe e përpunuar për ta shfrytëzuar formulën përça e sundo. Prandaj kohërat janë që të gjitha këto direktiva ne ti rikujtojmë, ti përsërisim dhe të mos na përsëritet e kaluara se në shumë momente të historisë sonë kemi bërë gabime në saje të rrënjës nën influencën e këtyre direktiva si Çubriulloviqit, Grashaninit dhe Ivo Andriçit. Prandaj ne sot në popull këtu në Maqedoni me tre universitete të mos biem në grackë të këtyre platformave ogurzeza që janë përgatit 100 e sa vjet më parë për të lehtësuar pushtimin e uzurpimin e tokave të të parëve tanë. A e shihni të heqim dorë nga Dardania nga Ilirida të heqim dorë nga lashtësia. Andaj ne sot më shumë se kur duhet të ndërgjegjësohemi dhe të vetëdijesohemi që të mos jemi viktima të propagandave ditore, ashtu si bëri VMRO-ja për fat të keq me politikat antishqiptare i mllefosi komunitetin maqedonas duke u justifikuar e sofistikuar me një shkrim më të madh se gjoja e lufton BDI-në, në realitet luftoheshe shqiptari dhe jo BDI. Se ne këtë shtet nuk e merrnim ta qonim as në hënë as në mars, ky shtet këtu mbetet po ky shtet në këmbë mund të qëndrojë vetëm duke qenë në harmoni mes dy kombeve më të mëdha”, u shpreh Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha se nuk ndërtohet ky shtet duke i hequr misionarët e duke marrë vasalët.
“Këto kohra duhet t’i takojnë të së kaluarës dhe nuk jemi që këto kohra të përsëriten. Ne duam të ecim përpara por jo si vasal e shërbëtor por krenar dhe me dinjitet”, deklaroi Ahmeti. /SHENJA/
Data 03.09.2026
Aktuale
- Luksi nga rasti “Parcelat në Vodno” del me ulje: Banesat e Gruevskit lirohen me nga rreth 200 mijë euro
- Përfshihet nga flakët një anije në Portin e Shëngjinit, forcat zjarrfikësve drejt vendngjarjes
- Cilët emra të njohur të politikës dhe biznesit figuronin në telefonin e gjyqtarit Gjoko Ristov?
- DHIMBJE E MADHE: Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit
- BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur
- (VIDEO) Mickoski: Nuk kam frikë për hetimet që po bëhen në Hungari
- IBU themelon Qendrën për Studime mbi Turqinë
- “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!



