Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për media, ka pyetur publikisht zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti: Çfarë ndodhi me kazinotë dhe bastoret në Maqedoninë e Veriut – u mbyllën apo, përkundrazi, u shtuan edhe më shumë?
“Ligji i ri për lojërat e fatit vetëm sa e forcoi biznesin e oligarkëve të bixhozit, këtë herë me ligj dhe Maliq. E Maliqi, në këtë rast, është vetë Izet Mexhiti – kumbara i kumarit. Ndryshimet e fundit hoqën edhe argumentin e vetëm që përdornin Mexhiti dhe klika VLEN. Me këto ndryshime, përsëri mundësohet organizimi i lojërave të fatit online nga subjekte private – saktësisht siç ka qenë edhe më herët.
Kur ishte në opozitë, Mexhiti premtonte se do të mbyllte të gjitha kazinotë dhe bastoret që po shkatërrojnë mijëra familje shqiptare. Sot, nga posti qeveritar, realiteti është krejt ndryshe: në vend të shuarjes së këtij fenomeni, çdo ditë po hapen pika të reja.
Heshtja dhe justifikimet nuk mund ta fshehin të vërtetën. Mexhiti u paraqit si shpëtimtar nga bixhozi, por sot është kthyer në simbol të dështimit dhe hipokrizisë politike”, thuhet në komunikatën e ASH-së.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë të zbatojë menjëherë masa për kufizimin dhe kontrollin e lojërave të fatit, në vend që, sic thonë ata, të bëhen palë me mafien e bixhozit.
“Qytetarët meritojnë qeveri që kujdeset për familjet, jo pushtetarë që premtojnë një gjë dhe bëjnë të kundërtën”, kanë thënë nga ASH-ja.
Data 13.09.2026
Aktuale
- Leonora Jakupi nis pushimet vet e dyta, më në fund ia zbulon fytyrën personit të zemrës – ia shpreh dashurinë para krejt shqiptarëve
- “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, protestuesit: Rezistenca do të vijojë, Rama të japë dorëheqjen
- “Rama na preu në besë”/ Dita e 45-së e protestës, Divjaka kundër Territoriales: Nuk pranojmë të bashkohemi me Lushnjen
- Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit
- Babai i ynë i teatrit: Bajrush Mjaku!
- Sulm ndaj policit pranë Bllacës! E kapën për krahu dhe e tërhoqën me automjet
- Trump: Pagesat prej 5,000 dollarësh janë të lehta për t’u përfshirë në buxhetin federal
- “U tha qytetarëve ‘qepeni gojën’!”- Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, protestuesi: U soll si sulltan! I kanë kundër edhe të vetit




