Alsat-M 2019-09-06T11:33:04+02:00
Mbrëmë NP Parkingjet nga Komuna Qendër në bashkëpunim me SPB-Shkup ka filluar aksion gjatë natës për largimin e makinave të cilat kanë qenë të parkuara në mënyrë të paligjshme, si në Kapishtec dhe Debar Mahallë.
Me ndihmë të karrotrecit, numri më i madh i makinave dhe shoferëve janë sanksionuar përgjatë lokaleve, ku edhe janë shënuar numri më i madh i makinave të parkuara në vende jo të duhura.
“Kjo masë do të praktikohet në vazhdimësi derisa të kthehet vetëdija e qytetari dhe të evitohet kaosi i komunikacionit me parkimet e paligjshme nëpër vendbanime dhe rrugë” kanë njoftuar nga Komuna Qendër./Alsat
Loading…


