Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Alban Gurin, drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje 10 vjecaren në Tiranë, dy ditë më parë.
Ndaj të arrestuarit Alban Guri, trupi gjykues tha se janë ngritur akuzat e aksidentit me pasojë vdekjen si edhe largim nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit në kryeqytet, teksa vajza po ecte me gjyshen e saj pranë derës së shtëpisë. Policia tha se Guri ngiste makinën nën efektin e alkoolit.