Lidhur me aksidentin e mbrëmshëm rrugor në aksin Elbasan-Peqin, ku ndërruan jetë nënë e bir, tre të lënduarit e tjerë janë dërguar tek spitali i Traumës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.
Nga ngjarja e rëndë ndërruan jetë Klodian Shahini 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini, 55 vjeçe, nënë e bir.
Viktimat ishin tregtarë ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës”, në Bradashesh.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës (2 mars), ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir.
Njoftimi i policisë
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.