Me 23.07.2019 në ora 15.00 në udhëkryqin nga rrugët “Nikolla Tesla” dhe “11 tetori “ në Strumicë, A.I.(38) nga Strumica, duke drejtuar mopedin “Xhilera” me targa nga Strumica është rrëzuar në rrugë, transmeton Almakos.
Në aksident, A.I. është lënduar rëndë dhe është dërguar për mjekim në Qendrën Mjekësore në Strumicë. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB në Strumicë.


