Me 11.04.2019 në ora 21.30 në rrugën magjistrale Qafthanë-Podmole, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Audi’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.I.(22) nga fshati Radolishtë dhe tërheqësi “MAN” me karrotreci me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.M.(39) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi i veturës “Audi”. Ai me veturën e Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë, pas së cilës është bartur në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, gjegjësisht në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë.