Policët nga SPB Shkup kanë arrestuar I.S. (45) nga Shkupi, pasi dje rreth orës 21:50. në Shkup, në kryqëzimin e rrugës “Adem Demaçi” me rrugën “Metodija Mitevski” ka goditur këmbësorin A.A. (57) nga Shkupi me automjet “Fiat”.
Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin “Shën Naum i Ohrit”, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda.
I.S. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është sekuestruar.