Me 17.05.2019 në ora 16.25 në udhëkryqin nga rrugët Ilija Nikolovski Luj dhe rrugës Gligor Prlicev në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Reno Megan” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga D.T. (60) nga Manastiri dhe motoçikletës “Road Bajk BD 125-5” pa targa, e drejtuar nga një 15 vjeçar nga Manastiri, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti, derisa është lënduar lehtë një bashkëudhëtar 15 vjeçar nga motoçikleta. Dy personat janë dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir.


