Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe në Sauk, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur.
Dy mjete u përfshinë në aksident, ndërsa policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe mediat raportojnë se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur poshtë rrethit të Saukut në Unazën e Madhe, ndërsa shkaqet nuk dihen.