MPB ka njoftuar se më 19.06.2025, në orën 17:35 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën “Pitarnica” në Gostivar, një trotinet elektrik i drejtuar nga një i mitur nga Gostivari është përplasur me një veturë të parkuar të tipit “Renault” me targa sllovene, e parkuar nga F.G. (28) nga Gostivari.
Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip hetimor i DPB Gostivar.