Një aksident është shënuar mesditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një makinë ka dalë nga karrexhata.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, kur shtetasi me iniciale K.A., ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerët, të cilët u transportuan në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jeten.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi K. A. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.