Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Tunelin e Kalimashit në Kukës, ku tre persona mbetën të plagosur.
Mësohet se dy nga të plagosurit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Njëri prej tyre ka marrë dëmtime në këmbë, tjetri në krah dhe janë aktualisht duke marrë mjekim në Spitalin e Kukësit.
Mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut i ka rënë nga mbrapa kamionit të kompanisë që mirëmban Rrugën e Kombit. Makina me targa të Maqedonisë së Veriut po udhëtonte drejt Kosovës.
Informacione paraprake:
Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Panorama