8 minuta më parë / E përditësuar
0Shares
Një person ka humbur jetën, kurse dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në fshatin Shtedim të Podujevës.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për Telegrafin komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, por ai nuk e ka konfirmuar vdekjen e një personi.
Bislimi tha se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe një këmbësori.
“Të përfshirë në aksident janë dy vetura. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:05. Dy persona që ishin në automjete dhe një këmbësor kanë marr lëndime trupore”, ka thënë Bislimi, për Telegrafin.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se këmbësori i aksidentuar, nuk i ka përballuar lëndimeve që ka marrë dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Dy personat e tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e garës ndërmjet veturave në atë rrugë./Telegrafi/


