Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një nënë e fëmijë janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lagjes në qytetin e ri të Bulqizës.Një makinë ka përplasur një grua bashkë me një fëmijë.
Fatkeqësisht vajza ka humbur jetën në spital, ndërsa gruaja në gjendje të rëndë pritet të transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë. Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti. Dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.



