Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur në aksin Levan-Vlorë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën teksa edhe një pjesë e aksit është bllokuar.
Makinat që vijnë nga Fieri për në Vlorë janë devijuar në një tjetër aks.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



