Ajri i ndotur mbush përplot spitalet dhe shkakton probleme respiratore tek qytetarët. Më të rrezikuar janë fëmijët për shkak të imunitetit më të dobët, shpjegojnë pulmologët nga klinika
për sëmundje të fëmijëve në Shkup.
“Është periudhë e gripit dhe ftohjeve me viruse tek fëmijët pasi ndotësit i rrezikojnë më tepër fëmijët. Në ambulancën tonë urgjente në orët e pasdites dhe të mbrëmjes vijnë prej 100 deri në 150 fëmijë me simptoma të infektimit të organeve respiratore të poshtme dhe të epërme”, ka deklaruar mjekja pulmologe Valentina Cvejovska – Çolakovska.Qytetarët më të moshuar shprehin indinjatë ndaj shtetit. Ata thonë se institucionet nuk ndërmarrin masa të mjaftueshme për uljen e ndotjes.
“Katastrofë, ja unë zbrita nga pulmologjia, nuk mund të marr frymë, nëse dal afër benzinës këtu në rrugë, nuk mund të marr frymë. Katastrofë, qyteti nuk është vetëm i ndotur, por është tepër i ndotur”, është shprehur një banor.
“Fare nuk jam e kënaqur, turp, prena çdo gjë që gjetën, llomin e Evropës e sollën këtu, nuk mundet kështu. Ankohen nga Jugokromi, ndërsa për prerjen e pyjeve dhe ndërtimin e ndërtesave njëra afër tjetër nuk tregojnë”, ka shtuar një tjetër. Heshtje në Qytetin e Shkupit dhe Qeveri lidhur me masat që do ti ndërmarrin për uljen endotjes së ajrit që po zgjatë me ditë të tëra. Sa për krahasim, autoritetet në Paris dje në përpjekjen për uljen e ndotjes ndaluan të qarkullojnë makina me numra tek të targave dhe
lejuan vozitje falas në transportin publik.
Data 21.08.2026
Aktuale
- Zv/kryeministri libanez: Izraeli po pengon mbështetjen e huaj për ushtrinë libaneze
- “Arresto Ramën, arresto Ballukun”! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
- MPB: Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
- “Nuk e dinim që ishte martuar”, familja e italianes zbulon të vërtetën pas aksidentit tragjik
- Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama
- Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës: Duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me tallje e përçmim ndaj një komuniteti të tërë
- ASH: Në listën e Akademisë Ushtarake në Shkup për pranimin e kadetëve të rinj ka 46 kandidatë por vetëm një është shqiptar
- Zjarri në Gojan është përkeqësuar, në lagjen Pepaj flakët pranë banesave/ Mbrojtja: 24 vatra në vend, mbi 600 forca në terren


