Omer Ajdini nga ASH në “Rruga Drejt” ka thënë se nëse regjimi BDI-VMRO dikur e krijuan një Sasho Mijallkov, regjimi hibrid nga LSDM dhe BDI ia zgjati jetën këtij mentaliteti, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Ne duhet ta kuptojmë një gjë. Nëse regjimi BDI-VMRO dikur e krijuan një Sasho Mijallkov, regjimi hibrid që potencohet nga Freedom House, që mbahet nga LSDM dhe BDI ia zgjati jetën këtij mentaliteti, kësaj figure, kësaj forme të veprimit në shtetin tonë”, tha Ajdini.
Ai po ashtu ka thënë se rasti i Mijallkovit nuk është i vetmi por se ky ishte kulmi, derisa theksoi se ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe Qeverisë në vend.
“Rasti i Sasho Mijallkov nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, raste të tilla ne kemi plotë, por rasti i Mijallkov është kulmi dhe duhet ta kuptojmë se ai nuk është i vetëm në këtë tregim, ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe Qeverisë”, tha Ajdini./ Alsat.mk



