Ali Ahmeti ka uruar vitin e ri 2025, duke thënë se viti që lam pas nga legjitimiteti u zëvendësua me servilizëm.
“Të dashur qytetarë,
Viti 2024 ishte një vit i mbushur me arritje, përballje dhe reflektime që kanë formësuar vizionin tonë për të ardhmen tonë më të ndritur.
Fillimviti shënoi një moment historik dhe një arritje të madhe për vendin tonë: për herë të parë, u zgjodh një Kryeministër shqiptar.
Ky moment nuk ishte vetëm një triumf i shqiptarëve, por edhe i gjithë
qytetarëve dhe një pasqyrim i maturisë së demokracisë sonë multietnike, duke dëshmuar në vepër se ky është vendi ynë i përbashkët, ku të gjithë popujt gëzojnë të drejta dhe privilegje të barabarta.
Po ashtu, zgjedhjet e këtij viti, të organizuara në një frymë demokratike, përforcuan besimin e qytetarëve në Frontin Evropian, i cili shënoi një fitore të madhe dhe pa ekuivoke.
Ky vit, po ashtu, na kujton edhe sfidat dhe padrejtësitë me të cilat u përball populli shqiptar.
Përfaqësimi legjitim u zëvendësua me servilizëm dhe instalim të individëve të përzgjedhur nga ata që ndërtuan tërë kauzën e tyre duke luftuar barazinë.
Muajt që lamë pas kemi parë përpjekje për të sfiduar gjuhën shqipe, të drejtën për vetë-identifikim dhe mekanizmat e përfaqësimit të drejtë e adekuat. Këto sulme kanë cënuar arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, duke hapur plagë të reja në marrëdhëniet ndëretnike, duke krijuar paparashikueshmëri për të ardhmen e vendit.
Mirëpo, pavarësisht këtyre sfidave e problemeve, hyjmë në vitin 2025, më të fortë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.
Qoftë ky vit i unitetit dhe solidaritetit, ku qytetarët e të gjitha komuniteteve të bashkohen në një qëllim të përbashkët: një shtet evropian, të drejtë dhe të përparuar!
Ne jemi të bindur se përmes bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, mund të shërojmë plagët dhe të forcojmë themelet e një shoqërie që iu përket të gjithëve.
Shqiptarët kanë dëshmuar gjithmonë se janë të pathyeshëm përballë sfidave dhe të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë.
Në vitin që vjen, do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, për zhvillim dhe për një demokraci që reflekton vlerat dhe potencialin e të gjithë qytetarëve tanë.
Nga zemra, ju uroj një Vit të Ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese për ju dhe familjet tuaja. Qoftë 2025 një vit me më shumë drejtësi, dashuri dhe solidaritet për të gjithë!
Gëzuar Vitin e Ri!” – ka shkruar Ahmeti.
Data 31.12.2025
Aktuale
- Mite Stefoski nga VMRO-DPMNE kryetar i Këshillit Komunal Strugë, reagon ashpër Arbër Ademi
- (VIDEO) Bota përcjell vitin 2025, Shkupi feston pa artistë shqiptar
- (VIDEO) Dënimi deri në 500 euro për përdorim të paautorizuar të mjeteve piroteknike
- Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes vlerave të përbashkëta!
- Nikolloski: Pas më shumë se 60 vitesh, legalizohet Aeroporti i Ohrit
- (VIDEO) Nga tragjedia e Koçanit te zgjedhjet lokale: Momente që shënuan vitin 2025
- Ish-drejtori i burgut të “Shuto Orizares”, dënohet me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare
- Nga sulmi i paprecedent te ringritja, sfida e News24 në vitin 2025! Zëri i gazetarisë nuk heshti, puna s’u ndal edhe përballë dhunës


