Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Alli Ahmeti ishte prezent sot në përurimin e rrugës Ukshin Hoti në një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit
Kur këtë vit u bënë 23 vjet nga zhdukja e figurës emblematike të veprimtarit dhe ideologut të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, bashkë me motrën e tij zonjën e nderuar Myrvete Hoti me krenari shpalosëm pllakën që do të ruajë madhështinë e emrit të Ukshinit në një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit shkruan Ali Ahmeti në rrjetin social facebook
Është nder për Shkupin dhe gjithë Maqedoninë e Veriut të ketë emër rruge të fabrikës më të mirë të mendimit progresiv gjeopolitik dhe gjeostrategjik, emër që saherë do ta shohim do të na frymëzojë të punojmë për të njejtin ideal që ai proklamonte, atë të lirisë dhe përparimit të kombit.
Ekspozita “Bëje ose vdis” kushtuar Ukshin Hotit e sjellë në Shkup nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës na freskoi kujtimin për atdhedashurinë dhe madhështinë e mendimit të tij.
Mirënjohje edhe për angazhimin institucional të Qeverisë së vendit, Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Komunës së Çairit që ky emër të shikohet, ndëgjohet dhe nderohet pafund edhe në vendin tonë.
Lavdi e përjetshme emrit dhe kontributit kombëtar të Ukshin Hotit!
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



