Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sonte takimet me qytetarët. Nga Kërçova, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, i ka kërkuar kryeministrit Hritijan Mickoski, që t’i bëj pyetje faktorit ndërkombëtar përse ata janë të shqetësuar.
“Po e pyes publikisht zotëri Hristijan Mickoskin: ‘Pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar?’. Duhet ta pyes ai komunitetin ndërkombëtar. Pse është i shqetësuar?! Sepse komuniteti ndërkombëtar që ka emër dhe mbiemër quhet Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ata janë garantues të Marrëveshjes së Ohrit, për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar. Sepse po rrezikohet një dokument historik që ata kanë qenë lexues dhe garantues të atij dokumenti sepse kanë hedhur firmën në emër të Amerikës”, ka deklaruar Ahmeti nga Kërçova.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Arrestohet ish-kreu i Shërbimit Federal Gjerman, August Hanning/ Dyshohet për spiunazh dhe rrjedhje sekretesh shtetërore
- Studiuesja vdiq në Rusi, çfarë është murtaja pneumonike dhe si kurohet
- Deda paralajmëron: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës
- Zgjedhjet në Spanjë, në lojë edhe ekuilibrat e BE-së: Çfarë rrezikon Sanchez
- Trumpi për Iranin: “Le ta shkatërrojnë Los Angelesin dhe San Diegon”
- Kamioni dhe dy vetura u përplasën në bulevardin “Boris Trajkovski”, dy persona përfunduan në spital
- QMK: Ka pasur 46 zjarre, shtatë janë aktiv dhe një nën kontroll
- Dhuna në Prishtinë: Qytetari tregon për përplasjen me policinë



