Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki – Shaini, sot në selinë qendrore të LSDM-së, kanë realizuar takim me kryetarin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Mile Zeçeviç.
Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend dhe hapat e rinj për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të ndodhë ditëve në vijim.
Kryetari Gashi ia uroi postin e ri Kovaçevskit, duke dëshiruar që bashkëpunimet partiake mes dy subjekteve qeveritare në vend të jenë në frymën progresive dhe integruese të vendit drejt familjes europiane.
Alternativa, si parti që ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë së re Kovaçevski, shpreh gatishmërinë e saj për një qeveri stabile, europiane dhe progresive, për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të saj.
Dy palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



