Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, tha se partneret e deridjeshëm nuk patën durim ta kumtojnë lajmin nëse ata do të mbesin apo do të dalin nga Qeveria.
Gashi tha se në janarin e viti 2022, kur vendit i duhej, ata kanë marrë vendim të guximshëm për tu bërë pjesë e Qeverisës.
Ai tha se vendimi i tyre ishte politik, dhe se kanë nënshkruar marrëveshje me ish kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa e njëjta ishte miratuar nga kryeministri aktual.
“Pala tjetër për fat të keq nuk e implemtoj as marrëveshjen politike dhe kadrovike. Madje ata tani në mënyrë brutale e shkelën atë marrëveshje duke përfshirë një partner tjetër në Qeveri”, tha Gashi, raporton SHENJA.
Ai tha se kjo flet keq për një parti por edhe për vet shtetin dhe synimin e saj për tu bërë pjesë e BE-së.
Gashi tha se ata janë krenar me gjithë atë që kanë punuar këtë periudhë dhe se kjo ka ndodhur pa asnjë aferë korruptive.
“Pasi në anën tjetër kemi parti që nuk e mbajnë premtimin dhe në kuptimin etik nuk janë të denjë për të bashkëpunuar, ne Alternativa kemi vendosur që sot e tutje të jetë parti opozitare”, tha Gashi, duke shtuar se ato do të vazhdojnë të angazhohen për të mirën e qytetarëve. /SHENJA
Data 25.08.2026
Aktuale
- “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje!
- Tara publikon foto ku po duket tamam vajzë e rritur, por fjalët e nuses së Bleros morën krejt vëmendjen – çfarë raporti paskan
- Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën
- Gjashtë raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor brenda një dite në RMV, numri i përgjithshëm arrin në 50
- Irani dhe Omani shqyrtojnë propozimin për një rrugë të përbashkët detare përmes Ngushticës së Hormuzit
- Sot dita e 87-të e protestës! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj
- Kongresi amerikan/ Demokratët zgjerojnë hetimin ndaj Kushner, i kërkojnë komunikimet me përfaqësues të qeverisë shqiptare



