Aco Kolevski, i cili është emëruar për anëtar të Këshillit për prokurorë publikë, sot dha deklaratë solemne para kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi. Vlerëson se me përvojën e tij shumëvjeçare mund të kontribuojë në punën e Këshillit, posaçërisht për përforcimin e pavarësisë së prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë. I pyetur se si do ta përmirësojë figurën e Këshillit, ku zgjidheshin anëtarë të afërt të familjes, Kolevski tha se tani po merr detyrën dhe se nuk do t’i komentojë vendimet e mëparshme të Këshillit.
“Vlerësoj se në Këshill janë zgjedhur anëtarë që janë profesionistë në punën e tyre dhe se nëse duhej diçka të bëhet në aspektin e detyrimeve ligjore ata do ta bënin, në aspekt të përjashtimit ose diçka të ngjashme. Sigurisht kanë ekzistuar kushte ligjore për gjithë këtë, për atë edhe ashtu ka kaluar zgjedhja”, tha Kolevski. Informatat për zgjedhjen e tillë i quajti spekulime dhe tha se nuk do të donte të hyjë më thellë në vendimet që janë marrë deri tani.
Kolevski ishte zgjedhur nga rendi i prokurorëve publik, ndërsa në Këshillin për prokurorë publikë vjen në vendin e Ljubomir Jovevskit, i cili ishte zgjedhur për prokuror publik shtetëror.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Aeroporti i Vlorës padit qeverinë në Arbitrazhin e Londrës/ Konçesionari kërkon masë sigurie për zgjidhjen e kontratës
- Dita e 86-të e protestave/ Shqiptarët sërish në shesh për dorëheqjen e Ramës
- Tragjike në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, plagoset një person
- Gati 32% të shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese


