Akademiku Abdylmenaf Bexheti ka drejtuar kritika në adresë të ekipit ekonomik të kryeministrit Zoran Zaev. Ai ka shkruan në profilin e tij në Facebook, se për më shumë se gjashtë javë qeverisjes vazhdon avazi vjetër i kryeministrit Zaev me “ekipin ekonomik të Qevrisë së tij”.
“Krahas shumë takimeve të deritanishme të kryeministrit Zaev me Asociacionet ekonomike (Odat), takimit me afaristët më të mëdhej në vend (Panairi i Shkupit), konferencave me tematikë ekonomike, dje ishte kulmi kur Zaev, sërish i shoqëruar vetëm nga ‘ministrat e tij ekonomik’-Angjushev dhe Sugarevski, takon përfaqësuesit më të lart të Bankës Botërore për regjionin dhe vendin! Në fokus të bisedës ka qenë pikërisht përkrahja e Maqedonisë për zhvillim ekonomik dhe pikërisht ministri i ekonomisë, sërish nuk është prezent?
Nuk habitem se çka bënë ministri ‘ynë’, por më shqetson çka bën kryeministri? Ministri ‘pioner’ edhe mund t’ia lejojë vehtes këtë komoditet, por jo edhe kryeminsitri i cili është zotuar për qeverisje ndryshe!”, shkruan Bexheti.
Më pas, akademiku parashtron disa pyetje:
A kjo është qeverisje inkluzive?
A kështu do eliminojë qeverisjen egocentrike?
A kështu do kërkojë zgjidhje nga ministrat dhe nuk do ju imponojë atyre?
A kështu do krijojë ‘një shoqëri për të gjithë’?
A kështu do ‘marrim hisen’ tonë në qeverisje?
A….
A….Alo Zaev, korrigjohu sa nuk është vonë!

