Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar çdo lidhje të tij me organizatat kriminale, teksa ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit që të hetojë shkrimet e publikuara nga një portal në Podgoricë, ku thuhet se ka marrë celularë të koduar nga një prej grupeve kriminale në Ballkan.
“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një kuazi portal në rolin e ‘Udar 2’, përgjegjës për kryerjen e fushatës më të ndyrë kundër meje në periudhën e ardhshme, të ngjashme me atë të gushtit 2020”.
“Besoj se është e qartë për të gjithë se nga vjen kjo dhe se rrethi po shtrëngohet rreth strukturave kriminale pranë grupeve të caktuara politike brenda DPS-së, qëllimi i të cilave është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare, por më e rëndësishmja për ta – për t’iu shmangur drejtësisë”, ka thënë Abazoviq.
Abazoviq, mes tjerash, thotë se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për çdo sqarim.
“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të ‘ma heqin kokën, të nxitojnë’. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Mezi presim gjithçka që vijon”, tha Abazoviq.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]