Situata mes Eglit dhe Gjestit është tensionuar ndjeshëm në shtëpinë e Big Brother, duke sjellë një moment të rëndë emocional për banoren.
Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht, duke mos i kthyer asnjë fjalë. Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet.
Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozana Radit, duke shprehur dhimbjen e saj me fjalët: “Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”.
Ndërkohë, Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent, i ftohtë dhe i largët, duke hekurosur qetësisht, pa reaguar fare ndaj lotëve të saj.