Adelian Ismaili, e ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7 ka treguar për herë të parë se a ka ndodhur që asaj t’i ishte qitë haraç nga dikush, siç edhe kishte ndodhur tek disa këngëtarë. Ajo tregoi se asaj nuk i është kërkuar asnjëherë para që të lejohet të këndojë.
“Jo mua nuk më kanë qitë haraç, e as familjes sime” tha ajo, shkruan Express.
“Kam dëgjuar që ka ndodhur që është vendosur haraç nga disa persona që të lihet rehat nga disa persona të caktuar” tha ajo.
Ajo shtoi se ka qenë problem edhe pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, për shkak se personat që e përkrahën atë ndiheshin të braktisur
“Është folur shumë për ata që vendosin haraç. Erdh Fatmir Sejdiu, e ne që ishim me Ibrahim Rugovën ndiheshim vetëm, sikur me krah të thyer. Mua më kanë thënë ditën që kam shkuar në homazh tek Ibrahim Rugova. ‘Adelinë, nisja ruju tash ose shkelja jashtë’ ta bëjnë me dije që të mos e vazhdojmë kontakt më tepër” tha ajo. /GazetaExpress/



