Autori Noam Çomski. “Çdo letër e cila mbart nënshkrimet e ish-shkrimtarit të fjalimeve të Xhorxh U Bushit, David Frum, njeriu i cili shpiku frazën “boshti i së keqes” – dhe Noam Çomski është e pritur të marrin vëmendjen”.
Një grup prej 150 akademikësh, shkrimtarësh dhe aktivistësh kanë nënshkruar një letër të hapur në revistën e Harperit duke shprehur shqetësimin se “një përbërje e re qëndrimesh morale dhe angazhimesh politike” janë “[duke dobësuar] normat e debatit të hapur dhe tolerancën e dallimeve në favor të bindjes ideologjike”. Katër shkrimtarët i përgjigjen çështjeve të ngritura.
Nesrine Malik: Mos u trullos nga ulërimat e turmës kur të thonë se e ke gabim
Ideja e “bojkotimit të kulturës”, qëllimi i qartë, megjithëse pa emër, i kësaj letre, shemb disa fenomene të ndryshme nën një etiketë përçmuese. Është e çuditshme për mua që një deklaratë e nënshkruar nga një grup shkrimtarësh, mendimtarësh dhe gazetarësh, shumica prej të cilëve kanë kredenciale nga “Ivy League-a” ose kredenciale të tjera prestigjioze, do të dështonte së paku të themelonte një definicion koherent të asaj se çfarë beson se bojkotimi i kulturës do të thotë, para se gjoja ta dënon atë .
Fakti është se vendimet e marra nga departamentet e korporatave të burimeve njerëzore, dështimet në redaktimin e proceseve në organizatat e mediave të tilla si Njy-Jork Tajms, dhe kërkesat e lëvizjeve për drejtësinë shoqërore për t’u njohur dhe respektuar nuk përbëjnë një prirje të qartë. Klima e re e “censurimit”, nëse ekziston diçka e tillë, nuk mund të diagnostikohet dhe shpërndahet kaq lehtë.
Sipas mendimit tim, mosarritja e qartësimit të këtyre dallimeve ka të ngjarë të jetë më pak pavëmendje ndërsa më shumë gënjeshtër e përshtatshëm. Sepse zemërimi për bojkotimin e kulturës nuk mund të mbështetet në mënyrë të besueshme kur filloni ta kuptoni se nga çka përbëhet në të vërtetë ai. Kompanitë të cilat largojnë me ngut njerëzit të cilët i kanë sulmuar në internet ka të bëjnë me përfundimin dhe frikën e keqe të marrëdhënieve publike. Ajo shtron disa pyetje interesante, por këto më shumë janë në lidhje me të drejtat e punësimit dhe shkeljen nga shefat në fushën e mendimit dhe sjelljes private. Të qenit i stivuar në internet është keq, por gjerësisht është një funksion se si media sociale në veçanti dhe interneti në përgjithësi ka mundësuar ngacmimin pa arsye. Ndonjëherë qeniet njerëzore janë të pakëndshme dhe platforma të caktuara janë krijuar për të nxjerrë në pah më të këqijat nga ata. Kjo është mënjanë kërkesave për ndryshim të cilat dalin nga shumë grupe të margjinalizuara.
Duke mos i kuptuar qartë këto modele të ndryshme, letra e Harperit bën të njëjtën shkelje të cilën ajo i akuzon të tjerët se janë duke e bërë, duke u përfshirë në “tendencën për të tretur çështje të ndërlikuara të politikave në një siguri morale verbuese”.
Për ata të cilët nuk janë mësuar të merren në pyetje, e gjitha kjo u duke personale. Ata kanë ngatërruar mungesën e nderimit nga njerëzit të cilët janë në gjendje të transmetojnë pikëpamjet e tyre për herë të parë me një sulm mbi të drejtën e tyre për lirinë e fjalës. Ata i kanë ngatërruar mënyrat e reja për të cilat mund tu thuhet se janë të gabuara ose të parëndësishme si ulërimat e një turme, në vend të ekspozimit ndaj një audience e cila vetëm kohët e fundit ka gjetur zërin e saj. Bota po ndryshon. Nuk është “bojkotimi i kulturës” për të na e theksuar këtë, për më tepër, në disa aspekte nuk po ndryshon aq shpejt sa duhet.
Nesrine Malik është gazetare për “Guardian-in”
Xhonatan Frilland: Reagimi ndaj letrës na tregon vlerën e saj
Çdo letër e cila mbart nënshkrimet e ish-shkrimtarit të fjalimeve të Xhorxh U Bushit – David Frum – njeriu i cili shpiku frazën “boshti i së keqes” – dhe Noam Çomski është e pritur të marrin vëmendjen. Duhen bërë disa përpjekje për të bërë, të themi, gazetarin e Nju-Jork Tajmsit Bari Ueisin dhe avokatin e Berni Sandersin, Zefir Tiaçoutin për t’i bashkuar forcat, dhe ka dhjetëra përputhje të ngjashme me ideologji jo të ngjashme, me siguri, për t’u gjetur midis atyre të cilët nënshkruan letrën e botuar nga revista e Harperit.
I mbështetur nga një listë e madhe e shkrimtarëve, artistëve dhe intelektualëve me famë, kjo letër mund të shihet si një pikë kthimi në një argument të cilit është duke iu dëgjuar bumi, pjesa më e madhe në mediat sociale, për muaj nëse jo vite. E megjithatë, teksti zor se lexohet si një dokument novator. 95 tezat e Lutherit, s’ka mundësi.
Përkundrazi, si një nënshkruese, En Apëllbum, pranoi në programin e sotëm në Radio 4 të BBC-s, përbëhet nga një seri deklarimesh që, në vetvete, janë mjaft “neutrale”. Nuk është zhgënjyese të thuash që dokumenti, si shumë letra të tjera të hapura, përfaqëson një emërues të zakonshëm më të ulët, një minimum i cili do të ishte i pranueshëm – në të vërtetë dukshëm – për personat si Frumi dhe Çomski. Letra deklaron, për shembull, se: “Mënyra për të mposhtur idetë e këqija është me anë të ekspozimit, argumentimit dhe bindjes, e jo me heshtje ose me lutje që të largohen ato”. A ka shumë nga ata që nuk pajtohen me këto fjalë, të cilët do të duan të shprehin me zë të lartë çështjen e lutjes për largimit e asaj që nuk i pëlqen?
E megjithatë, deklarata nuk është marrë si shabllon i çështjes për lirinë e shprehjes, por është bërë i diskutueshëm. Kjo është pjesërisht për shkak të vetë tekstit – të cilin disa e kanë lexuar duke u mbushur me privilegj të cekëta, duke e parë atë si një sulm të koduar ndaj pakicave të margjinalizuara për shkak se kanë tëmthin për të kritikuar njerëzit me fuqi dhe platforma – por edhe, siç ndodh shpesh me letra të hapura, për shkak të emrave në fund. Një emër në veçanti ka provokuar zemërim: ai i JK Rouling-es, për shkak të shkrimeve të saj për të drejtat e gjinisë dhe transit. Të paktën dy nënshkrues janë distancuar nga letra që nga botimi.
Është e qartë se një numër njerëzish besojnë se Rouling-ja nuk duhet të përfshihet në deklarata të tilla, të cilat pikëpamjet e saj e kanë vendosur atë jashtë kufijve të diskursit të pranueshëm. Siç ndodh, letra flet për këtë fenomen kur përshkruan “një modë për shmangie nga publiku dhe ostracizëm”. Duket se letra e Harperit mund të jetë një shembull i rrallë i reagimit ndaj një teksti i cili e bën çështjen e tekstit më të mirë sesa vetë teksti.
Xhonatan Frilland është gazetar për “Guardian-in”
Zoi Uilljams: Nuk ka gjëra të tilla si liria e pastër e shprehjes
“Ne duhet të ruajmë mundësinë e mosmarrëveshjes së mirëbesimit pa pasoja të rënda profesionale”, përfundon letra e Harperit. Unë isha gati të thosha se jam pajtuar përgjithësisht, por, prisni, përgjithësisht? Unë plotësisht pajtohem. Si mund të lulëzojë hetimi intelektual nëse njerëzit nuk mund të shprehen me mirëbesim? A duhet që pasojat profesionale të jenë ndonjëherë të rënda për të marrë atë e cila më vonë konsiderohet si pozicion i gabuar në një debat? Prapë se prapë, ky është një propozim abstrakt. Shpalosni detajet – çfarë konsiderohet si mirëbesim dhe kush vendos në lidhje me këtë çështje? – dhe mund ta gjej veten në anën tjetër. Nëse David Starki u ankua për “kaq shumë zezakë të mallkuar” në mirëbesim, atëherë unë jam padyshim në ana tjetër. Pasojat profesionale fillojnë të rënda për njerëzit të cilët bojkotohen masivisht nga racizmi strukturor. Të paktën njerëzit e vjetër të bardhë marrin respektin për t’u bojkotuar rast pas rasti.
Kjo më kujton shumë argumente të cilat i kemi pasur në lidhje me tolerancën fetare në vitet 90-ta. Toleranca ishte një gjë e mirë dhe e nevojshme; po sikur të ndodhte se do të duhej të toleroje njerëz të cilët vetë nuk do të të toleronin ty? Do të ishte në rregull, do t’i ngrinim supet, sa çështje e drejtpërdrejtë ishte kjo, apo jo? “Shumë e drejtpërdrejtë!” Melani Filips dhe të tjerët mund të thoshin. “Shikoni, këtu është një predikues i cili dëshiron që ju të digjeni në ferr. Merre këtë, logjistikë”. Ishte pjesë e brezit të pamëshirshëm të urrejtjes dhe dyshimit ndaj myslimanëve, po: por veçmas kësaj, ishte një lëvizje drejt territorit të absolutëve. Njerëzit të cilët janë dyshues, ose thjesht të mërzitur nga konsensusi, kënaqen duke i nxitur liberalët të merren me këto paradokse. Është kaq qesharake t’i shohësh ato, duke u përleshur rreth, cilës do anët të pykës.
Ajo që ne dimë është se nuk ka diçka të tillë si tolerancë totale; logjikisht nuk mund të tolerojë jotolerancën. Dhe për më tepër nuk ka gjëra të tilla si liria e pastër e shprehjes; shprehja e disa pikëpamjeve cenon domosdoshmërish dinjitetin dhe lirinë e të tjerëve. Kjo është pjesërisht një dështim i të shprehurit në vetvete, i cili ka mundësinë për të ngritur propozime të pamundura – forca e pandalshme e Igëlltonit që ndeshet me një objekt të paluajtshëm – por jo për t’i zgjidhur. Kryesisht, është një dështim njerëzorë. Ne duhet të mendojmë me kujdes para se të rreshtohemi pas një abstrakti, nga të dyja anët – absolutët kanë një tendencë për t’u tretur në kontakt me realitetin. Dhe realisht, në të vërtetë, ne jetojmë me kompromiset dhe sikletet dhe kërkesat konkurruese të saj.
Zoi Uilljams është gazetare për “Guardian-in”
Samuel Moin: Abuzimi i fuqisë për të bojkotuar është arsyeja pse unë firmosa letrën
Unë nuk jam një absolutist i lirisë së shprehjes. Gjuha është pjesë e mënyrës se si është themeluar bota jonë. Ajo nuk funksionon falas nga rreziqet dhe hierarkitë e jetës reale; ajo i bën ato të mundura. Thirrjet për debat të hapur fshehin në mënyrë rutinore qëndrueshmërinë e hierarkive. Dallimi midis lirisë së shprehjes medoemos të dobishme dhe veprimeve potencialisht të dëmshme, siç bëri Xhon Stjuart Milli dhe siç bëjnë absolutistët e fjalës së lirë, nuk do të funksionojnë. Dhe pa e detyruar detyrimisht rrezikun e tatëpjetave të rrëshqitshme, ne mund të bojkotojmë – apo edhe të fuqizojmë shtetin ta bëjë këtë. Ne mund të bojkotojmë gjithashtu.
Por këto janë fuqi të cilat rrezikojnë keqpërdorimin dhe përdorimin e tepërt. Dhe kjo është arsyeja pse unë firmosa letrën dhe do ta bëja përsëri.
Nëse është e vërtetë që hierarkitë pjesërisht mirëmbahen – jo vetëm prishen – nga të shprehuri, dhe se të shprehurit mund të dëmtojë dhe jo vetëm të ndihmojë, nuk do të thotë se të liria e shprehjes për më shumë njerëz nuk është përgjithësisht një çështje e mirë. Është.
Ngjarjet e fundit, për mendimin tim, kanë dëshmuar se një lëvizje e suksesshme – njërën me të cilën unë simpatizohem – mund të gabojë dhe ulë përparimet e saj të mëtejshme në opinion. Milli ishte gabim në lidhje me shumë gjëra. Por ai kishte të drejtë se “mirëqenia e njerëzimit pothuajse mund të matet me numrin dhe peshën e të vërtetave të cilat kanë arritur deri në pikën e të qenit të pakontestueshme”. Abuzimi i kohëve të fundit dhe përdorimi i tepërt i fuqisë sonë për të ndaluar dhe bojkotuar, thjesht, ndonjëherë kanë dëmtuar normalizimin e vazhdueshëm të të vërtetave për të cilat ne interesohemi.
Unë nuk kam pozitën për të përçmuar ose për të mësuar ata të cilët janë të zemëruar për letrën. Por është gjithashtu e saktë se disa nga viktimat kryesore të policimit të tepërt të të shprehurit në histori kanë qenë ata me politikë përparimtare si imja. Unë nuk e dija se kush tjetër do ta nënshkruante kur nënshkrova unë, por unë rezervoj të drejtën të kritikoj shumicën prej tyre, jo vetëm për patrullimin e tyre hipokrit të të shprehurit në të kaluarën, por edhe idetë e tyre gjithmonë shkatërruese. Mbështetja e katastrofës ekonomike dhe gjeopolitike është shumë më e keqe sesa të marrësh pjesë në turmat kalimtare në Tuitter ose censurime edhe më të dëmshme. Dhe ne do të kemi humbur mundësim e dhënë nga ata që tani me nder kërkojnë lirinë e fjalës, nëse ne nuk vazhdojmë të padisim botën të cilën e ka formuar të shprehurit e tyre.
Samuel Moin është profesor i drejtësisë dhe historisë te “Yale Samuel”
The Guardian, 08.07.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/12.07.2020