Me 29.05.2021 në ora 15.00 në SPB Veles është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Ohri” dhe rrugës “Rashtani” në Kavadar, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “opel astra” me targa nga Velesi, e drejtuar nga A.P.(32) nga Kavadari dhe bicikletës së drejtuar nga një adoleshent nga Kavadari, transmeton Almakos.
Në aksident, biciklisti është lënduar rëndë, lëndime të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kavadar.